Viti 2011 ka qenë i mbushur me martesa të VIP-ave, ku padyshim më e rëndësishmja ka qenë ajo mes princit William dhe Kate Middleton.

Ceremonia madhështore është parë nga e gjithë bota më 29 prill dhe tani pritet lajmi i shtatzanisë së dukeshës së Kembrixhit. Kate ka fituar simpatinë e të gjithëve me thjeshtësinë e saj dhe është kthyer në një referencë për modën, ashtu si motra e saj Pippa, e cila ndoshta është femra më e fotografuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Tjetër martesë ishte ajo mes princit Albert të Monakos dhe Charlene Wittstock në muajin korrik edhe pse më pak madhështore se ajo e princit William jo vetëm për ceremoninë, por sepse që kur u martuan nuk kanë pushuar zërat se bashkëjetesa e tyre është një gënjeshtër. Fytyra e zymtë e nuses gjatë ceremonisë i shtoi më shumë këto zëra duke arritur deri aty sa u spekullua se Charlene kishte një plan arratisjeje nga ceremonia.

Modelja Kate Moss u martua me muzikantin James Hince, këngëtarja Lilly Allen me muzikantin Sam Cooper, ndërsa ish-pjesëtari i Beatles, Paul McCartney, u martua me Nancy Shevell.

Gjithashtu vlen të theksohet ceremonia e dyfishtë martesore e këngëtarit Michael Buble me modelen argjentinase Luisiana Lopilato.

Kalojmë tek Kim Kardashian. U martua në gusht dhe u divorcua në shtator, 72 pas ceremonisë. Harxhoi 10 milionë dollarë për dasmën (duke llogaritur që do të nxirrte fitimet nga shitja e pamjeve eksluzive sigurisht). Nga shumë persona martesa e saj me basketbollistin e NBA Kris Humphries u konsiderua një farsë dhe një mënyrë e mirë për të fituar disa miliona dollarë.

FOTO GALERI
1/7
Princi William dhe Kate Middleton

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA