Polici i plagosur drejt Greqisë

27/12/2011 19:30

Në gjendje kritike për jeten, pasi iu bë edhe një ndërhyrje tjetër kirugjikale këtë të hënë, efektivi i policisë rrugore, Naim Hyska, është percjellë drejt Greqisë për një trajtim më të specializuar.

Përveç familjarëve të policit të plagosur ishin të pranishëm në spitalin ushtarak edhe disa efektivë të policisë rrugore, miq të ngushtë të Naim Hyskes, si dhe një automjet i Ambasades Greke në Tiranë që e ka shoqëruar policin e plagosur deri në Rinas.

Mjeku Fatos Olldashi, që ndoqi nga afër gjendjen shëndetësore të Hyskës shpjegon situaten shëndetësore të babait të tre fëmijëve.

”Nga skaneri i kokës që i është bërë dje u pa që kemi një përkeqësim të gjakderdhjes në tru dhe iu nënshtrua një operacioni tjetër dje. Gjendja klasifikohet e rëndë, por jo pa shpresë. Megjithatë, fatkeqësisht mbetet ende në rrezik për jetën”.

Ndekohe, ne lidhje me hetimet mbi atentatin ndaj policit mesohet se dosja eshte nen hetim nga Prokuroria e Tiranes dhe sektori i krimeve te renda ne Policine e Tiranes, ndersa ende nuk eshte vendosur nese keto hetime do t’i kalojne per kompetence Prokurorise se Krimeve te Renda e cila heton ngjarjet e ndodhura per shkak te cilesive te veçanta.

Burime te sigurta te policise thane per “TCH” se kete te marte jane shoqeruar dhe pyetur 15 persona, por keto burime kembengulin se po hetohen te gjitha pistat e mundshme, edhe per shkak te detyres edhe per çeshtje personale dhe se do kete nje moment te dyte gjate te cilit do vendoset nese kjo ngjarje eshte apo jo per t’u trajtuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, edhe pse i plagosuri eshte punonjes policie.

Si prokuroria ashtu edhe policia e kane ende te hapur pisten e hetimit per ngjarjen e 13 viteve me pare ne Vlore kur nje person mbeti i vrare ne nje operacion policor ku Hyska ka qene komandat i grupit te gatshem.

Top Channel