Teksas, masakër ditën e Krishtlindjeve

26/12/2011 00:00

Sapo kishin përfunduar së hapuri dhuratat. Më pas cmenduria. Shtatë persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një apartament në periferi të Fort Uorthit, në Teksas.

Sipas autoriteteve, autor i krimit të rëndë dhe të shumfishtë dyshohet se ka qenë një prej viktimave, që pasi ka kryer ekzekutimet ka vrarë veten. G

Gjithashtu, policia teksane dyshon se vrasësi mbante të veshur një kostum të Plakut të Krishtlindjeve, por aktualisht janë të shumta rrethanat që duhet të sqarohen.

Në dysheme, mes kuzhinës dhe dhomës së ndenjies janë gjetur trupat e katër grave dhe tre burrave të moshës nga 18 në 60 vjec. Zbulimi u bë nga agjentët e policisë të cilët hynë në apartament pak pas orës 11:30 të ditës së diel, me orën lokale.

Pranë kufomave janë gjetur dy pistoleta, sic është deklaruar nga agjentët, që ndërhynë pas një telefonate emergjence. Shtatë viktimat kanë qenë të afërm dhe jo të gjithë banonin në apartamentin ku u gjetën kufomat.

Policia, ka deklaruar një zëdhënës, është në kërkim të anëtarëve të tjerë të familjes për të marrë informacione të mëtejshme mbi ngjarjen, që ka tronditur komunitetin lokal.

Top Channel