Sudan, vritet “armiku kryesor i shtetit”

25/12/2011 11:40

Komanduesi i një grupimi rebel brenda Sudanit, Khalil Ibrahim, mbeti i vrarë në një përballje me ushtrinë gjatë së shtunës.

Për autoritetet e Khartumit ky është një lajm veçanërisht i gëzuar, pasi së bashku me grupin e tij rebel, Ibrahim ishte bërë përgjegjës për sulme të vazhdueshme kundër interesave të shtetit.

“Forcat tona ishin në gjendje që të shkatërronin brigadat e famëkeqit Khalil Ibrahim, i cili u vra së bashku me antarë të tjerë të grupit të tij”, deklaroi Alswarmi Khalid, një zëdhënës i ushtrisë. Ai e konsideroi drejtuesin e rebelëve si “armikun kryesor” të shtetit.

Sipas tij, Ibrahim mbeti i vrarë në zonën e Wad Bandës, duke u përpjekur të kalonte nga Darfuri për në shtetin e Suedanit të Jugut. Luftimet midis rebelëve nga Darfuri dhe autoriteve sudaneze shpërthyen disa ditë më parë, pasi rebelët shpallën publikisht se do të ndërmerrnin një sulm ndaj kryeqytetit.

Top Channel