Mbetjet në kryeqytet

25/12/2011 16:20

Specialistë të Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës po diskutojnë për gjetjen e formulës së menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet.

Ministri Mediu shpjegon se do të aplikohet modeli i një prej vendeve të Bashkimit Europian, pasi mbetjet në Tiranë janë një problem i madh.

Ai thotë se do të ketë gjoba personale për kryetarët e bashkive dhe komunave që nuk zbatojnë ligjin dhe jo më në adresë të institucioneve lokale.

Top Channel