Hungari, ligji i ri për bankat

25/12/2011 21:32

Megjithë kritikat ndërkombëtare, parlamenti hungarez votoi me dy të tretat e partisë konservatore të djathtë, Fidesz një ligj të ri për Bankën Qendrore.

Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishin kritikuar faktin që me këtë ligj cënohet pavarësia e bankës.    

Reforma parasheh një ndikim më të madh të qeverisë në institucionin financiar, ndersa do te zgjerohet keshilli i saj i përcaktuar nga parlamenti.

Po ashtu u miratua edhe një ligj për reduktimin e mandateve të deputetëve nga 386 në 199. Ky ligj vështirëson punën e partive të vogla, pasi kandidatët duhet të mbledhin më shumë firma për të dalë në garë elektorale.

Votimet u shoqëruan nga protesta të deputetëve të opozitës para nderteses se parlamentit.

Top Channel