Libia feston ditën e pavarësisë

24/12/2011 10:45

Për herë të parë në 42 vjet, Libia po feston përvjetorin e pavarësisë së saj. Mbretëria e bashkuar e Libisë ishte formuar më 24 dhjetor të vitit 1951 nga mbreti Idris.

Gjithësesi, pas marrjes së pushtetit nga koloneli Muammar Gaddafi në vitin 1969, vetëm kjo datë është lejuar të kujtohej.

Festime të mëdha janë planifikuar në Tripoli, përfshirë një drekë me tryeza për mijëra persona, që sipas organizatorëve mund të arrijnë deri në 2 kilometra përgjatë vijës bregdetare të kryeqytetit.

Evenimenti kryesor i ditës do të jetë marshimi nga Sheshi i Martirëve deri në muzeun kombëtar të vendit, ish-pallati mbretëror, ku do të mbahen disa fjalime.

Tubimi pritet të fillojë në orën 15:00 dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, përfshirë kryetarin Mustafa Abdul Jalil dhe kryeministrin e përkohshëm Abdurrahim al Keib, do të jenë të pranishëm bashkë me një numër zyrtarësh të huaj.

Shumë libianë nuk e dinë domethënien e 24 dhjetorit për shkak se përvjetori nuk është festuar nën regjimin 4-dekadësh të kolonelit Muammar Gaddafi.

Libia ka sfida të mëdha përpara, thotë korrespondenti i BBC në Tripoli, si ndërtimi i një qeverie të fortë kombëtare, carmatimi i milicive dhe nxitjen e pajtimit.

Gjithësesi, situata në Libi vazhdon të jetë e tensionuar, pasi rreth një javë më parë, në Bengazi, vendi nga ku morën udhë protestat si revoltë popullore kundër regjimit të Gaddafi-t, nisën sërish manifestimet.

Ndërsa disa ditë më vonë, vajza e ish-diktarorit i dërgoi një kërkesë zyrtare Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të hetojë për vrasjen brutale të të atit 69-vjecar në tetor. 

Top Channel