Tërmet në Zelandën e Re, nuk raportohen viktima

23/12/2011 04:50

Një tërmet i fortë ka tronditur qytetin e Zelandës së Re, Christchurch, duke lënduar një person. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Me mangitudë 5,8 të shkallës Rihter, tërmeti pati epiqëndrën 26 km në veri-lindje të qytetit në një thellësi prej 4.7 km, bëri të ditur vëzhguesi gjeologjikal në Shtetet e Bashkuara.

Një person u lëndua, por nuk pati njoftime të menjëhershme për dëme në shkallë të gjerë.

Menjëherë janë marrë masat duke mbyllur aeroportin dhe banorët janë evakuar me nxitim nga ndërtesat. Ndërkohë që energjia elektrike dhe shërbimet e telekomunikacionit janë ndërprerë në disa zona.

Aeroporti u mbyll, por një zyrtar tha për median lokale se pas kontrolleve pritet të rihapet më vonë gjatë ditës.

Tërmeti vjen 10 muaj pasi qendra e qytetit u shkatërrua nga një tjetër tërmet.

Top Channel