Reshjet e dëborës, bllokohen rrugë e komuna

22/12/2011 08:25

Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë nisur të sjellin
bllokimet e rrugëve nacionale. Kështu raportohet se rruga
Gjirokastër-Sarandë është bllokuar për disa orë e më pas është hapur
për mjetet Qafa e Muzines.

Nderkohe raportohet se ne qarkun e Gjirokastres disa komuna ne Permet jane bllokuar. Probleme me bllokimin e komunave ne zonen malore ka edhe ne Korce, ku kryesisht zonat e malesise se Oparit jane bllokuar nga debora.
Gjithashtu edhe komunat Dardhe dhe Vithkuq jane te kalueshme me veshtiresi.Probleme ne levizje ka aksi Korce-Pogradec ne vendin e quajtur Grabovice. Trashesia e debores ne qytetin e Korces eshte 40 centimetra, ndersa ne zonat malore deri ne 80 centimetra. Ne Qafe-Thane, Qafe Plloce, Qafa e Qarrit dhe ne aksin Korce-Kapshtice kalimi behet me zinxhire.

Edhe ne Librazhd, debora ka krijuar probleme ne levizje por akset raportohet se kane qene te hapura. Ne pjesen tjeter te vendit raportohet se akulli ne rruge ka krijuar rrezikshmeri ne levizjen e mjeteve ne disa zona te larta si ne Diber, Kukes, Tropoje, Malesi te Madhe. Vështirësi kalimi ka në akset Qafë Mali-Fierzë, Qafë Mali-Kukës. E bllokuar është rruga Shkodër-Vermosh dhe Shkodër-Dukagjin dhe rruga Peshkopi-Librazhd. Probleme ka edhe ne qarkun e Dibres si dhe ne Puke

Bora shkakton aksidente

Rreshjet shumat te debores te rene ne zonen e Maqellares ne oren 21.30 te mbremjes ka shkaktuar nje aksident automobilistik me pasoje vdekjen e shtetases Suzie Osmani 60 vjec. Viktima ka qene pasagjere ne nje mjet me targa te Durresit.

Aksidenti ka ndodhur ne rrugen automobilistike Maqellare-Peshkopi ne vendin e quajtur Pesjake, kur automjeti ka rreshqitur duke u perplasur ne mbrojteset e djathta te rruges. Perplasja ka qene shume e fuqishme aq sa e kane goditur ne koke pasagjeren.

Top Channel