Ishujt Falkland, Argjentina akuzon Anglinë

22/12/2011 18:10

Presidentja argjentinase, Christine Fernandez akuzoi Britaninë e Madhe gjatë një samitit të mbajtur në Uruguaj, duke thënë se konflikti shumëvjecar mbi Ishujt Falkland është një cështje globale dhe jo vetëm e Argjentinës.

Fernandez deklaroi para krerëve të vendeve të Amerikës Latine se Anglia nuk po përmbush një rezolutë të OKB-së një kërkon bisedime mes dy vendeve për konfliktin e gjatë mbi sovranitetin e ishujve, të cilët Argjentina i quan Malvinas.

“Ata po shfrytëzojnë Ishujt Malvinas sipas qejfit, dhe mjafton fakti se kanë ushtri për të bërë këtë. Mbretëria e Bashkuar është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, por ata nuk zbatojnë asnjëherë asnjë rezolutë të tij”, deklaroi Fernandez.

Samiti i “Mercosur” ka si anëtarë të përhershëm, Brazilin, Argjentinën, Uruguajin dhe Paraguajin ndërsa Venezuela dhe Ekuadori shpresojnë t’i bashkohen së shpejti këtij grupi.

Mbledhja e kësaj radhe u trondit nga vdekja e njërit prej zyrtarëve argjentinas, 33-vjecarit Ivan Heimes, zv/sekretar i Tregtisë me Jashtë, u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Montevideo. Policia uruguajane tha se bëhet fjalë për vetëvrasje, por hetimet vazhdojnë.

Top Channel