Teatër gjyqësor me Gërdecin

21/12/2011 00:00

Pasi u përpoq me telefon, sic bën përherë për të mbledhur avokatët
mbrojtës të 29 të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit, kryesuesi i
procesit Ridvan Hado nuk ja doli mbanë që ta zhvilllojë seancën e
radhës, pikërisht për shkak të mungesës së mbrojtësve.

Gjyqtari Hado ka bërë ritualin e përjavshëm, sic është apeli i palëve, që u krye mes batutave.

“Seanca është me dyer të hapura, por nuk është me dyer të shqyera, kështu që oraret duhen respektuar”, tha Hado.

Në pritje për te degjuar mbrojtjen e te pandehurve, zeri i te cileve nuk eshte degjuar ende, gjyqtari deklaroi shtyrjen e seances per te henen e ardhshme. Ndoshta kjo do te jete seanca e fundit per 2011.

Deri me tani eshte degjuar mbrojtja 16 të akuzuarve, mes të cilëve e ish-Shefit të Shtabit të Pergjithshem të Ushtrise Luan Hoxha, ish-Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes Adriatik Mema, ish-Drejtorit Juridik Ndue Marku, ish-mbikeqyresit te MEICO-s, Sokol Ngjeci.

Por mes te pandehurve kryesore te prokurorise ende nuk eshte shpallur konkluzioni i mbrojtjes se Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Dritan Minxollit, si dhe subjekti nen akuze “Albademil sh.p.k” apo ish komandantit te Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu. Sipas parashikimeve mbrojtja e te pandehurve mbyllet ne janar 2012, duke e shtyre keshtu shpalljen e verdiktit ne muajt e ardhshem drejt kater vjetorit te tragjedise se 15 marsit 2008.

Procesi i tragjedise se Gerdecit gjate ketyre viteve eshte shtyre per shkak te avokateve, por megjithe kete deri me tani nuk ka patur asnje mase ndaj tyre.

Top Channel