‘Llotaria e rreme’, sekuestrohen 650 mije euro prona

21/12/2011 00:00

Prona të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerën e 650 mijë eurove janë
sekuestruar në qytetin e Fierit nga njësia task forcë kundër krimit
ekonomik dhe korrupsionit në këtë qytet.

Pronat ishin ne emer te shtetases Teferi Hamzaraj, ndersa vendimi per sekuestrot ishte marre me pare nga gjykata. Ne zbatim te ketij vendimi jane sekuestruar, nje apartament me siperfaqe 120 metra katrrot ne Fier, nje siperfaqe trualli 782 metra katrore ne Cakran, disa garazhde, nje palester, bar-kafe si dhe te gjitha pajisjet qe ndodhein ne keto aktivitete.

Sipas hetimeve te kryera per kete rast rezulton se djali i Teferi Hamzaraj, Fatos Hamzaraj, 29 vjec, rezident në Angli, është arrestuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në këtë shtet, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Fatos Hamzaraj, për një periudhë prej rreth tre vjetësh, të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme nga trafiku i lëndëve narkotike, i ka transferuar tek familjarët e tij në Shqipëri, përmes transfertave bankare dhe kesh, dhe këta të fundit janë mundur t’i justifikojnë si para të ligjshme dhe t’i investojnë në biznese, bar kafe, karburant, apartamente, palestër. Prokuroria shqiptare ne lidhje me kete rast ka nisur procedimin penal per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale.

Top Channel