Kubanezët “presin” Fidelin

21/12/2011 00:00

Pas vdekjes se diktatorit koreano-verior Kim Jong-il, amerikano-kubanet
dhe disidentët në Kubë pyesin veten se kur do të vijë dita që edhe ata
të lexojnë nekrologjinë e Fidel Kastros.

Per 52 vjet, mergimtaret kubane dhe perkrahesit e demokracise e kane pritur vdekjen e tij me shpresen se do te rrezonte regjimin komunist, nje pritshmeri e zbehur nga lajmi i caktimit te vellait Raul ne krye te vendit ne 2006-ten. Sot ne Korene e Veriut, realitetet e qeverise totalitare kalojne permes lidhjeve te gjakut, duke perjashtuar cdo mundesi per rend demokratik. Padyshim, dy regjimet jane shume te ngjashem me njeri-tjetrin, thote per ‘Foxneës’ blogerja disidente Yoani Sanchez, mjaft e njohur jashte kufijve kubane.

Koncepti qe ata kane per trashegimtaret eshte i njejte, dinasti familjare dhe lidhje gjaku, keshtu e bejne kalimin e pushtetit. Vendosja e menjehershme e te birit te Kim Jong-il ne krye te shtetit ka derguar mesazhe te perzjera edhe per cfare cfare qe mund te ndodhte pas vdekjes se Kastros.

A do te qajne valle edhe kubanet ne skena vajtimi masiv si ne Korene e Veriut, apo demokracia me ne fund do te arrije te triumfoje. Sanchez mendon se te qarat histerike ne rruge, do te mungojne. “Faktikisht, kur kastro te nderroje jete do mbahet nje ceremoni zyrtare dhe kubanet do te marrin fryme te lehtesuar”, thote ajo. Qe kur Fideli erdhi ne pushtet, mergimtaret kane jetuar me shpresen se nje dite do te kthehen qofte edhe thjesht per vizite ne nje Kube demokratike. Shume here eshte menduar se ngjarje te ndryshme do te conin ne rrezimin e sistemit komunist, sic ishte fundi i perandorise sovjetike qe e mbante qeverine e Kastros me para apo lajmet e shendetit te lig te drejtuesit kuban. Por regjimi ka vazhduar te mbetet ne kembe dhe kubanet qe jetojne ne mergim perserisin me shprese te njejtin refren: ne Havane ndoshta vitin tjeter.

Top Channel