Çështja Khodorkovsky, apel tek Medvedev

21/12/2011 20:50

Dënimi i dytë i ish-manjatit rus, Mikhail Khodorkovsky, duhet të anullohet, është mendimi i përbashkët i një grupi rus të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve socialë, të cilët iu drejtuan me një letër zyrtare Presidenti Medvedev.

Sipas tyre, gjatë çështjes “Khodorkovsky” janë shkelur disa të “drejta thelbësore” të njeriut. Pronari i dikurshëm i gjigantit “Yukos” të naftës dhe gazit ndodhet në burg që kur u shpall fajtor për evasion fiskal në vitin 2005.

Megjithatë, një gjykatë vendosi zgjatjen e dënimit të tij që përfundonte në vitin 2014 me shtatë vjet të tjera burgim, pasi u gjet fajtor edhe për mashtrim financiar.

Gjyqi i dytë i miliarderit, një prej armiqve kryesorë të ish-presidentit dhe Kryeministrit Putin, u dënua gjerësisht nga opinioni ndërkombëtar, i cili e shpalli si politikisht të motivuar.

Ditën e mërkurë, një grupim i të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile, me qendër në Moskë, i kërkoi zyrtarisht autoriteteve që të hedhin poshtë dënimin e dytë.

Sipas tyre, në dënimin 7-vjeçar të ish-njeriut më të pasur në Rusi ka patur shkelje proceduriale.  Moska zyrtare i merr rrallë në konsideratë rekomandimet e palëve të treta.

Top Channel