Arvizu: Cilësia në spitale po përmirësohet

19/12/2011 00:00

Në qytetin e Koplikut në Malësine e Madhe eshte mbajtur panairi
shendetesor i organizuar nga Drejtoria e Shërbimit Shëndetësor, Kryqi i
Kuq dhe World Vision.

Ambasadori amerikan ne Tirane ka marre pjese ne hapjen e ketij panairi. Ne fjalen e tij drejtuar pjesëmarresve ai ka falenderuar banoret per pritejn e tyre dhe ka theksuar rendesine e edukimit per nje shendet sa me te mire.

“Jemi ketu per te folur per shendetin ne konceptim te ndergjegjesimit per shendetin. Ajo qe Korpusi i Paqes dhe Ambasada Amerikane jane perpjekur te bejne keto javet e fundit, eshte te promovojne ndergjegjesimin per shendetesine ne mbare Shqiperine. Fale Ministrise se Shendetesise dhe zotit Vasili, cilesia e sherbimit ne spitale dhe klinika eshte permiresuar”, tha Arvizu.

Arvizu ka shtuar se eshte shume i rendesishem ndergjegjesimi i njerezve ne vecanti i nxenesve te shkollave per kujdesje ndaj shendetit. Ne fund te takimit, kryebashkiaku i Koplikut ka kerkuar nga Ministria e Shendetesise hapjen e nje laboratori per 60 mije banoret e Malesise se Madhe.

Top Channel