Aleanca Kuqezi mbledh Asamblenë Kombëtare

19/12/2011 00:00

Aleanca Kuqezi ka mledhur në Tiranë Asamblenë Kombëtare nga ku është inicuar fushata për cuarjen në 1 milion të aktivistëve të saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe diasporë.

Në asamble është dikutuar edhe për Kuvendin e parë Mbarëkombëtar të Aleancës, që pritet të zhvillohet në maj 2012, ku do të miratohet programi me moton “Shqipëria Bëhet”.

Moderatori Asamblesë Kombëtare, Myslym Pasha tha se shpirti i kësaj doktrine nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilave e sulmuan dhe e përbuzën, por ajo përcolli mesazhe dashurie, kundër ndasive.

Ish-ambasadori Lisjen Bashkurti, duke folur për diplomacinë, tha se asaj i mungon dhënia e llogarisë duke e ilustruar situatën me skandalin e ambasadës shqiptare në Ceki, zbuluar nga emisioni “Fiks Fare” në Top-Channel.

“Asnjëherë nuk dëgjojmë në Parlamentin tonë që t’u raportohet shqiptarëve se si është efikasiteti i diplomacisë tonë. Ne vetëm dëgjojmë që makina me targa CD përdoren për transportin e drogës. Diplomatët tanë pasurohen nga droga”, deklaroi Bashkurti.

Konstitucionalisti Ardian Leka është ndalur tek cështjet kushtetuese dhe zbatueshmëria e ligjit në Shqipëri. “Në drejtësi problem janë emërimet dhe shkarkimet politike, të bëra kryesisht në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese”, theksoi Leka.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi kanë diskutuar edhe për cështjet zgjedhore, ku u theksua nevoja e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, ato të biznesit dhe grave që i janë bashkuar aleancës, përfshirë organigramën e aleancës.

Javën e kaluar Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një mbledhje ku drejtuesit e saj deklaruan se emigrantët shqiptarë ndihen të braktisur nga qeveria, ndërkohë që mbrojtja e tyre brenda dhe jashtë vendit është detyrim kushtetues i qeverisë. 

Top Channel