Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur fushatën për zgjedhjen e strukturave në bazë dhe ka për qëllim, që, nëpërmjet riorganizimit të saj, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës të jetë një nga partitë kryesore politike në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, vlerësoi si të rëndësishëm kontributin e të rinjve në rritjen e mbështetjes elektorale për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Kjo fazë ka në synim: Fitorja e LSI në zgjedhjet e vitit 2013-të. Në anën tjetër, jo vetëm të konsolidojë atë rezultat spektakolar që arriti LSI në zgjedhjet lokale, por edhe të zgjerojë dhe të rrisë peshën dhe mbështjen politike dhe elektorale të qytetarëve. Këto janë bazat që ne po bëjmë ristrukturimin. Baza e LSI është mbështetja e qytetarëve”, tha sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.   

Top Channel