Pogradec, zbulohet në rrugë trupi i pajetë

18/12/2011 09:50

Trupi i pajetë i Mirash Dekollarit, 37-vjeç, u zbulua nga kalimtarë të rastit mëngjesin e së dielës në qytetin e Pogradecit.

I ndjeri është banor i fshatit Vërdovë. Një plagë e dukshme në kokë besohet se është ajo që i mori jetën.

Ndonëse rezultatet përfundimtare do t’i tregojë autopsia, policia pranon se pistat e hetimet janë përqendruar në vrasje me mjete të forta ose një përplasje nga ndonjë mjet në lëvizje.

Nëse konfirmohet si vrasje, atëherë ky do të ishte rasti i tretë në tre ditë. Të shtunën, një sherr midis të rinjsh i kushtoi jetën një 19-vjeçari në Sukth, ndërsa të premten, një i ri u ekzekutua me disa plumba në qytetin e Shkodrës.

Top Channel