Shkodër, arrestohet, vrau babë e bir

16/12/2011 00:00

Arrestohet nga policia një person i akuzuar për një vrasje të dyfishtë ndodhur 20 vjet më parë në Dukagjin të Shkodrës.

Dedë Hasanaj mësohet se ka rënë në pranga pas një aksioni te koduar “Snajper 3”, i cili zgjati 6 ore.

Policia kishte dështuar në arrestimin e këtij personi ne 13 operacione të organizuara për kapjen e tij. Sipas burimeve zyrtare i arrestuari është dënuar me 23 vjet burg për vrasjen e Zek Tonaj dhe plagosjen e Ndue Tonaj.

Top Channel