Kryeprokurorja Ina Rama ka reaguar ndaj deklaratave te ministrit Bujar
Nishani, ne lidhje me zgjerimin e kompetencave te hetimit te policise.

Nga qyteti i Pogradecit, ku eshte zhvilluar nje seminar me ne qender luften kunder pastrimit te parave kryeprokurorja eshte shprehur se prokuroria eshte organi, i cili merret me hetimet dhe kete hapesire e ka te caktuar me kushtetute ndaj ndryshimi i hapesires se hetimit te prokurorise dhe shtimi per hetimet e policise do te duhet te ndryshohet ne kushtetute.

“Që lufta kundër pastrimit të parave të jetë efikase duhet bashkëpunim i institucioneve”, tha kryeprokurorja.

Sipas prokurores Ina Rama policia ka aksesin e mjaftueshem dhe nuk ka pengesa per hetimet e saj. Kjo eshte arritur edhe permes nje urdhri te perbashket te nenshkruar nga Rama dhe Nishani ne vitin 2008 i cili ne nje fare menyre koordinon marredheniet mes policise dhe prokurorise.

Top Channel