“Varfëria, ylli polar i qeverisë”

15/12/2011 19:40

Krahas promovimit të librit “Kurban”, lideri opozitës, Edi Rama, është duke i përdorur takimet me ata të cilët duan ta kenë librin me autografin e tij edhe për t’u folur politikisht.

Nga Burreli, Rama tha se qytetarët e këtij vëndi meritojnë një qeveri që t’i shërbejë, jo të jenë të lumtur me lugën bosh. “Nuk ka varfëri më të madhe se varfëria e aspiratave dhe kur varfëria është ylli polar i atyre që e qeverisin vendin, duke u kërkuar njerëzve të mjaftohen me atë që kanë dhe kjo është dramatike pasi është kthyer në propagandë”, u shpreh lideri i opozitës.

Për liderin e opozitës, komunikimi i qeverisë me qytetarët është ndërtuar në bazën e të gënjyerit në mënyrë të përditëshme, ku vjedhja është kthyer në normalitet.
Rama ka dhënë edhe alternartivën që sociliastët kanë për daljen nga kjo situatë. “Duhet të dalim nga llogoret ku qëndrojmë të ndarë dhe këtu flas për qytetaret”, argumentoi Rama.

Top Channel