Rekord “Guinnes” me 1 milion kokrra kafeje

12/12/2011 20:20

Një tjetër rekord Guinnes për Saimir Stratin: kësaj radhe për mozaikun më të madh në botë me kokrra kafeje. Rekordin e tij të gjashtë e konfirmoi përfaqesuesja e “World Records Guinnes”, e ardhur në Tiranë për rastin.

Ceremonia u zhvillua pasditen e së henes. Kënaqesi e dyfishtë për artistin Strati, i cili përpos rekordit në këtë kategori të vecante, është vlerësuar edhe për mesazhin domethenes qe mbart mozaiku i tij, atë të bashkimit të kontinenteve nga një pasion i përbashkët: kafeja.

“Gjatë të gjithë kohës, në këtë tentativë rekord, i kam dhënë shumë rëndësi subjektit të veprës, dashurisë dhe unitetit mes njerëzve. Jam i kënaqur pasi kam hapur një kategori të re në librin “Guiness”, një mozaik me kokra kafe, që s’ka patur kurrë më parë”, shprehet artisti Strati.

Durimi per kete sipermarrje krejtesisht te veçante, krijmtaria, mjeshteria dhe mesazhi pozitiv jane gershetuar se bashku tek ky mozaik, ku paraqiten perfaqesues nga te pesta kontinentet.

“Sot kisha nderin që të isha e pranishme në këtë rekord mahnitës të mozaikut. Një milion kokrra kafeje, e pabesueshme si qënia njerëzore mund të bëjë diçka të tillë. Për këtë duhen falenderuar edhe dy sponsorat që mundësuan rekordin, “Lori Caffe” dhe “Hotel Rogner”, thotë Seyda Subasi-Gemici, përfaqësuese e rekordeve “Guinness”.

Ne mozaik jane tre tonalitetet e kafese te perftuara nga kokrrat e papjekura, gjysem te pjekura dhe ato te pjekura fort. Thuhet se fantazia s’njeh kufi. E deshmoi me se miri kete Saimir Strati, per te gjashten here.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta