Propozon live vajzën e motit

12/12/2011 18:20

Asnjëherë më parë nuk ishte parë një parashikim i motit si në kanalin amerikan të lajmeve “WJBF”, pjesë e rrjetit gjigant “ABC”.

Ndërsa vajza e parashikimit të motit u shfaq në televizion për të bërë parashikimin e zakonshëm, i dashuri i saj doli përpara kamerave, u ul në gjunjë dhe i kërkoi të martoheshin në mënyrë tërësisht të papritur.

E shtangur, prezantuesja Jenna Lee Thomas mundi të thonte vetëm “të dua” dhe u puth përpara miliona shikuesve, duke pranuar kështu të bënte hapin madhor në jetë.

Ndërkohë, në faqen e internetit të kanalit televiziv, shikuesit të zbavitur komentonin: “Moti për nesër? Pa re aq sa të sheh syri”, ndërsa të tjerë vlerësonin guximin e partnerit, që rrezikoi duke bërë propozimin live, pasi në rast se do të ishte refuzuar, do të ishte bërë një “turp kombëtar”.

FOTO GALERI
1/5
Propozimi live per martesen ne nje kanal televiziv amerikan gjate prezantimit te motit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta