Lindsay Lohan pas kuintave të “Playboy”

12/12/2011 18:30

Pas shumë peripecive me ligjin, Linday Lohan rikthehet në qendër të vëmendjes së shtypit për diçka tjetër, pozat e saj në revistën erotike më të famshme në botë, “Playboy”.

Megjithatë, përtej fotove që nuk lënë asnjë vend për imagjinatë, ka një tjetër Lohan, ajo që shfaqet shumë natyrshëm gjatë seancave disa ditore të fotografimit për revistën.

Me një stil të ngjashëm si “Marilyn Monroe”, 25-vjeçarja dukej e lirshme dhe e natyrshme duke pozuar nudo, por edhe gjatë kohës së lirë, në të cilën tymoste, shëtiste apo bisedonte lirshëm me stafin e revistës që punonte për të.

Pozat e Lohan në “Playboy” pritej të nxirreshin në treg në numrin e muajit janar, por pasi një “hacker” depërtoi në rrjetin e revistës dhe publikoi disa foto, bashkuar edhe me interesin tepër të madh për këto publikime, pronari i “Playboy”, Hugh Hefner ka lajmëruar se mund ta nxjerrë në treg që gjatë javës së ardhshme.

Ndërkohë, peripecitë për aktoren që përfitoi një milion dollarë nga pozimi për revistën mashkullore, nuk kanë fund. Ditën e dielë, asaj iu vodh në Hauai, ku po pushon, çanta e saj e kushtueshme. Ajo u gjet disa orë më pas, por 10 mijë dollarët që gjendeshin brenda ishin zhdukur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta