Lidhja e Allegri-t me një modele

12/12/2011 18:20

Massimiliano Allegri ditët e fundit është shndërruar në protagonistin kryesor të gazetave të kronikës rozë italiane.

Trajneri i Milanit u fol shumë për një lidhje me prezantuesen Barbara D’Urso, por si ai ashtu edhe D’Urso i përgënjështruan të gjitha zërat.

Disa ditë më parë, në një intervistë të tij tek emisioni ‘Verissimo’, Allegri shfaqi indinjatën e tij për thashethemet e krijuara rreth tij dhe prezantueses italiane duke kërkuar respekt për miken e tij Claudia dhe të birin Giorgio.

Por e përjavshmja ‘Oggi’ zbulon një tjetër histori të Allegrit. Tekniku italian  duket se ka krijuar një lidhje me modelen Gloria Patrizzi. Në artikullin e kësaj reviste ndër të tjerat theksohej se Allegri kishte kaluar shumë kohë me Patrizzin duke botuar më pas edhe foto këtyre dy personazheve duke u puthur.

Top Channel