Korçë, rrëmbejnë 11-vjeçaren, donin ta martonin

12/12/2011 09:55

Ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë ndaj dy personave për rrëmbimin e një të miture në rrethin e Korçës.

Dritan dhe Entela Ajredini akuzohen për rrëmbimin e 11-vjeçares me iniciale E.T pasi donin ta martonin me 15-vjeçarin G.A, nga Rëmbeci.

Këta persona të moshës 25 dhe 23 vjeç ditën e dielë rreth orës 13.00, kanë marrë jashtë dëshirës së saj shtetasen e mitur banuese në qytetin e Bilishtit për ta çuar tek nipi i tyre 15-vjeçar.

Materialet i kanë kaluar Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Top Channel