Fate Velaj, “Qytetar i Europës”

10/12/2011 01:30

Eurodeputetët që vizituan Shqipërinë kanë nderuar me cmimin “Qytetar i Europës”, piktorin shqiptar Fate Velaj.

Motivacioni ka qenë për kontributin e dhënë duke sjellë në Shqipëri, politikat integruese të Bashkimit Europian.
 
Fate Velaj u vlerësua për frymën europiane që ka sjellë në qytetin e tij të lindjes në Vlorë, si dhe atë që ka përcjellë tek strukturat e Bashkimit Europian, nëpërmjet aktiviteteve që ai ka organizuar apo takimeve me ambasdorë, që kanë përfaqësuar strukturat e BE-se.

Në ceremoni ka qenë zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Martinez, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lideri socialist, Edi Rama si dhe deputetë të parlamentit shqiptar.

Top Channel