“Nuk jam kundër skenave nudo”

10/12/2011 14:35

Kate Beckinsale është shfaqur me kostume seksi në filmat e saj, por kurrë nuk ka xhiruar skena nudo.

Gjithsesi, vetë aktorja britanike ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të zhvishet në një nga projektet e ardhshme.

“Ditët e sotme ia vlen të bësh skena nudo sepse pesëfishon klikimet në Youtube. Nuk jam kundër, por deri tani nuk e kam bërë sepse mendoj se duhet të jetë për një rol që ia vlen dhe deri më sot nuk kam pasur role të tilla. Dua që vajza ime të jetë gjithmonë krenare për mua”, u shpreh 38-vjeçarja për revistën ‘Redbook’.

12-vjeçarja Lilly është fëmija që Kate Beckinsale ka me ish-bashkëshortin e saj, Michael Sheen. Protagonistja e ‘Underworld’ është e martuar tashmë me regjisorin Len Wiseman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA