Projekt/dokumenti final në Konferencën Botërore të OKB-së mbi klimën, në Durban, parashikon zgjatjen e “paketës” së Kiotos deri në vitin 2015, me disa ndryshime të vogla të Protokollit me qëllim arritjen e një marrëveshjeje globale në vitin 2020.
Propozimi, që përmbahet në projektin e dokumentit, është i presidencës afrikanojugore të Konferencës së Durbanit.
Protokolli i Kiotos do të vazhdojë pa Kanadanë, Rusinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, që nuk e kanë ratifikuar kurrë.
Për “Kioto 2” parashikohen ndryshime për të mbajtur të vlefshëm protokollin, me qëllim nisjen e një procesi në kuadër të një marrëveshjeje globale në vitin 2020.
Mes hipotezave të paraqitura në tryezën e negociatorëve, kjo konsiderohet si më pak impenjative, por edhe e vetmja që mund të cojë në firmosjen e një marrëveshjeje të re.
Në vecanti, negocimi për traktatin global për klimën, sipas projekt/dokumentit, duhet të mbyllet në vitin 2015 dhe marrëveshja të hyjë në fuqi pas vitit 2020.
BE ka luajtur në Durban rolin më të rëndësishëm për luftën kundër ndryshimeve të klimës. Përkrah BE-së janë rreshtuar 120 vende, mes të cilave grupi i ekonomive të reja si Kina dhe Brazili, si dhe vendet në zhvillim me ekonomi më të dobëta.
Tani, aleatët për klimën presin pozicionin e Unionit, i cili vetë është i përcarë dhe mund të mos jetë në gjendje të shprehë një qëndrim unik, më të butë krahasuar me udhërrëfyesin e detajuar për paktin global, që mund të cojë në dështimin e samitit.
Top Channel