Me bukurinë, pasurinë dhe një familje të mrekullueshme, Angelina Jolie duket se i ka të gjitha.
Megjithatë, në një intervistë për revistën amerikane “Marie Claire”, aktorja e famshme zbuloi të paktën një gjë që i mungon në jetën e saj… shoqet.
”Ishte diçka e bukur për mua që të luaja në filmin e fundit me disa femra. Në rolet e mia, zakonisht nuk më qëllon të kem një bashkëprotagoniste femër. Në fakt, në jetën time gjithmonë kam patur shumë pak shoqe. Kjo sepse më pëlqen të qëndroj në shtëpi dhe t’i dedikohem familjes. Pastaj, nuk është se jam edhe ndonjë tip shumë miqësore”, shprehet Jolie.
Aktorja dhe nëna e gjashtë fëmijëve, pretendon se të flasë me Brad Pitt është e mjaftueshme për të. “Kur kam nevojë për të folur, flas me familjen time. Flas me Brad dhe më ka mjaftuar deri tani. Nuk është se me miqtë që kam flasim për shumë gjëra intime. Realisht, ai është i vetmi person të cilit i hapem tërësisht”.
Top Channel