Gjirokaster, lihen në harresë simbolet e Rilindjes

09/12/2011 00:00

Përmendorja e Cerciz Topullit e vendosur në sheshin me të njëjtin emër
në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës ashtu si edhe varri i tij që
gjendet në kodrën e Rilindasve përfaqësojnë në Gjirokastër simbole të
harruara dhe që nuk po restaurohen prej 30 vjetësh.

Të njëjtën pamje të degraduar kanë të gjitha simbolet e Pavarësisë , Rilindjes dhe Clirimit në qytet. Të mbuluara prej mykut apo ndryshkut këto simbole duket se përfaqësojnë kohë që s’mbahen mend.

Të dy institucionet përgjegjëse sipas ligjit bashkia e qytetit dhe Drejtoria e Monumenteve të Kulturës bëjnë përgjegjëse njëra tjetrën. Këtu në kodrën e rilindasve varret e restauruara vetëm pak muaj më parë prej Klubit të Tifozëve Kuq e Zi janë thyer dhe dëmtuar serish, ndërsa edhe për këtë gjendje askush nuk ka pasur asnjë reagim.

Top Channel