Libi, dorëzimi i armëve
07/12/2011 00:00
Autoritetet libiane thanë se banorët e Tripolit, deri në fund të muajit, duhet të dorëzojnë armët.
Brigadat e luftëtarëve kryengritës, që mbërritën në kryeqytet do të largohen më 20 Dhjetor, ndërsa Brigada e Tripolit do të shpërbëhet më 31 Dhjetor.
Më herët, banorët bllokuan rrugët kryesore në shenjë proteste për praninë e tyre.
Në muajin gusht, Tripoli u vu nën kontrollin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, duke shënuar rënien e rregjimit të Muamar Gedafit. Prej asaj kohe, grupe rivale luftëtarësh janë përplasur mes tyre.
Top Channel