Opozita parlamentare në Kosovë, e bashkuar votoi mocionin tre pikësh që kërkon vënien e masave të reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

Në fakt kjo ishte një iniciativë e Vetëvendosjes e cila kishte ftuar në interpelancë Ministren e Tregëtisë dhe Industrisëm Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar raportin tregëtar Kosovë- Serbi.

Gjatë votimit të mocionit, nga 88 deputetë sa ishin në sallë, 42 votuan pro mocionit, 33 kundër dhe dy abstenuan.

Por edhe kësaj here nuk mungoi presioni qeveritar ndaj deputetëve për të tërhequr votën e tyre. Katër kërkesa të deputeteve të cilët kishin votuar pro mocionit shkuan në tavolinën e kryetarit të kuvendit për të rikthyer votimin e mocionit në kuvend me arsyetimin se kishin gabuar gjatë votimit.

Por përgjigja e kryetarit Jakup Krasniqi ishte e thjeshtë, sipas tij kjo është e pamundur por edhe  po të rivotohej mocioni prapë do të kalonte.

Por brenda vet partisë në pushtet ka zëra që janë edhe më të ashpër se vet përmbajtja e mocionit të opozitës.

Deputeti nga radhët e PDK-së Nait Hasani i cili ndonëse nuk ishte i pranishëm në seancë gjatë votimit, kërkon që Serbisë t’i vihet një mur kinez.

Nga ana tjetër, kërkesat e opozitës nuk do të përfundojnë me këtë mocion.

Ndërsa LDK-ja gjatë senacës konsideroi që marrëveshjet me Serbinë nuk po respektohen dhe se qeveria është nxituar me heqjen e masave të reciprocitetit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përgatitet për një kërkesë tjeter.

Deputeti Burim Ramadani tha se nëse qeveria nuk respeton rekomandimet e kuvendit, do të kërkohet dorëheqja e Mimoza Kusarit e cila si ministre e tregtisë është në krye të këtij procesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA