Në kohën kur Serbia me tension është duke pritur përgjigjen për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, një grup intelektualësh nga Prishtina e Beogradi, kanë analizuar në një raport të quajtur “Dialogu: koha e përputhjes së interesave” bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse Serbia e kishte me rëndësi kushtin e mosnjohjes së Kosovës, me sa duket pavarësia ndodhet në rrugën e saj.

Pjesëmarrësit në një konferencë kanë thënë se Serbia e Kosova duhet të jenë më të sinqertë në bisedime, por në rast së nuk ndodh zbatimi i marrëveshjeve procesi do të humb besueshmërinë.

“Është i nevojshëm një progres në zbatimin e marrëveshjeve dhe një sinjal i qartë nga Brukseli, Gjermania dhe vendet tjera të BE-së për tëdyja vendet se ekziston një drejtim pozitiv. Nëse të premten përgjigja është negative e Serbia ndalohet, do të jetë e vështirë të flitet për temat e rëndësishme në të ardhmen”, thotë Vladimir Todoric nga Qendra për Politikë të Re në Serbi.

“Implementimi është një nga rekonamdimet kryesore, duke qenë se pa implementim të marrëveshjeve do të dëmtohet kredibiliteti i palëve, në këtë rast më së shumti kredibiliteti i Serbisë. Sinqeriteti i palëve është i domosdoshëm dhe ato nuk duhet të hyjnë në dialog vetëm për të përmbushur kërkesat e BE-së”, deklaron Leon Malazogu, nga PER i Kosovës.

“Ne vetëm kurrë nuk do të arrinim deri te fillimi i dialogut. Por, situata në terren dhe ngjarjet tjera na kanë sjellë deri te pranimi i një nisme nga një palë tjetër. Dialogu nuk duhet të ketë vetëm  këtë drejtim të reflektoj përmes dialogut që kanë bizneset dhe njerëzit tjerë. Kur përzihet politika në ekonomi kemi probleme. Çështja e Kosovës  nuk është zgjidhur përfundimisht, por nuk mund të zgjidhet me nxitim”, deklaron Oliver Ivanovic, i ashtuquajtur Sekretar Shtetëror në Ministrinë për Kosovën.

Problemi, sipas studimit, qëndron te fakti se delegacionet në Bruksel takohen me frymën positive dhe kur të kthehen sërish veprojnë në baza armiqësore.

Interpretimet janë të ndryshme. I pyetur nga Top Channel, Oliver Ivanovic, ndonëse edhe për gazetarët dukej pak qesharake e paradoksale, nëse edhe Kosova fiton statusin e kandidatit, është shprehur optimist se shqiptarët mund të shohin një ditë interes tek Serbia.

Megjithatë,BE-ja me sa duket i ka ndarë gjërat në procesin integrues, pavarësisht termave “linjë administrative” apo “kufij”, ndonëse Veriu mbetet shteg i hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA