Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme z.Edmond
Haxhinasto mori pjesё nё punimet e mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё
OSBE-sÑ‘, të zhvilluar nÑ‘ Vilnius tÑ‘ LituanisÑ‘, vend që mban kryesinÑ‘ e
radhёs sё OSBE-sё.

Sic njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme gjatë këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto informoi vendet pjesemarrese se “Shqiperia ka prioritete te rendesishme ne kete Organizate, ku synojme te marrim Kryesine e OSBE ne nje te ardhme te afert dhe te rrisim angazhimin tone ne fushen e tolerances dhe mosdiskriminimit”.

Duke u ndalur tek Kosova, ministri Haxhinasto shprehu mbeshtetje per dialogun Kosove-Serbi, mirepriti marreveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar te kufijve dhe beri thirrje per nje zbatim te plote te marreveshjeve te arritura mes paleve.

“Shprehim bindjen tonë të plotë se pavarësia e Kosovës ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët”, tha Haxhinasto. Gjatë këtij punimeve të këtij Ministeriali, Ministri i Jashtëm  Haxhinasto pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA