Parlamenti grek miratoi buxhetin e vitit 2012, në të cilin përfshihen masa të ashpra kursimi, që kanë si qëllim përmirësimin e defiçitit jashtëzakonisht të lartë buxhetor.

Seanca maratonë, gjatë së cilës u shkëmbyen debate të shumta midis partive, përfundoi vetëm në orët e para të ditës së mërkurë. Buxheti, i cili do të sjellë rritje të reja të taksave dhe shkurtim të mëtejshëm të investimeve, u propozua nga koalicioni i Kryeministrit, Lukas Papadhimos.

Gjatë ditës së sotme, protesta të reja janë regjistruar në Athinë, për të protestuar kundër masave dhe për të përkujtuar një adoleshent, të vrarë në demonstrata tre vjet më parë.

”Vazhdojmë të mos jemi plotësisht dakord me masat e qeverisë dhe do të donim disa ndryshime, por do të votojmë pro buxhetit pasi besojmë se miratimi i tij është një përparësi absolute për të garantuar që vendi të mos pësojë një kolaps financiar”, deklaroi Antonis Samaras, lideri opozitar i Partisë “Demokracia e Re”.

Buxheti i vitit 2012 pritet të shkurtojë defiçitin buxhetor të vendit me 5,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në të njëjtën kohë që do t’i japë një nxitje rritjes ekonomike. Megjithatë, pritet që në vitin 2012 Greqia të përballet me vitin e katërt të recensionit.

”Zbatimi i suksesshëm i këtij buxheti do të rikthejë besimin ndërkombëtar tek financat dhe biznesi grek, duke krijuar kushtet e nevojshme për shpëtimin e ekonomisë”, theksoi Papadhimos gjatë fjalimit të tij.

Ish-guvernator i Bankës së Greqisë, Papadhimos u shndërrua në Kryeministër me konsensus të gjerë partiak në datën 11 nëntor, pasi rrëzimit të koalicionti të udhëhequr nga socialisti Jorgos Papandreu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA