“Duhet të dëbohen”/ Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse Drejtues dhe deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kërkojnë nga Kuvendi që të mos votojnë projektligjin për qendrën historike të Prizrenit.
Sipas zyrtarëve të VV-së projektligji në asnjë mënyrë nuk duhet të kalojë, pasi ai është diskriminues dhe antikushtetues.
“Qysh në negociatat e Vjenës, Serbia ia arriti qëllimit që t’i përvetësojë monumentet e trashëgimisë kulturore ortodokse mesjetare dhe t’i emërtojë si serbe. Këto kisha e manastire mesjetare që tani gabimisht i quajnë serbe, të ndërtuara në periudhën kur kombi si koncept nuk ka ekzistuar fare, tregon qartë synimet e Serbisë për të ndërtuar të drejtën historike në tokën e huaj. Kur politika vendos për emërtimin e trashëgimisë kulturore, qëllimi është gjithnjë politik dhe qasja jo shkencore. Andaj edhe Serbia, instrumentalizoi trashëgiminë kulturore mesjetare të Kosovës për qëllimet e saj politike”, thotë Aida Dërguti, Vetëvendosje.
Përmes këtij projekt/ligji synohet që të themelohet Qendra Historike e Prizrenit, ku kisha do të fitonte autoritet mbi organet komunale.
Sipas deputeteve të VV miratimi i këtij projektligji në thelb është diskriminues, shpërfill konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për më tepër, ai i thellon ndarjet etnike dhe fetare.
“Do të doja të përmend faktin që ky projektligj është rrëzuar nga votat e deputetëve të Kuvendit të Republikëssë Kosovës, pas një debati mjaft të thellë dhe me po këto vërejtje. Ai tani vjen sërish, i pandryshuar as edhe për një presje të vetme edhe për kundër reagimit qytetar, peticionit me mbi 10 mijë nënshkrime, kundërshtimit tejet të artikuluar i shoqërisë civile në Prizren. Kjo arrogancë e qeverisë edhe përkundër elementeve diskriminuese, jep edhe një element shtesë se kjo qeveri duhet të shkojë sa më pare”, tha Liburn Aliu, Deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës.
Sipas drejtuesve të VV-së risjellja e këtij projektligji për herë të dytë në Kuvend përveçse që shkel ligjet në fuqi, shpërfaq arrogancën e Qeverisë përballë qytetarëve e organizatave të shoqërisë civile të Prizrenit e të gjithë Kosovës, Kuvendit Komunal dhe Kuvendit të Kosovës.
Top Channel