Dajti: Kush tha se qëllova unë?

07/12/2011 00:00

Pas dëshmive me dyer të mbyllura të njësisë speciale operacionale dhe
shefave të tyre, që u përfshinë më shumë se dy vjet më parë në
operacionin për kapjen e Dritan Dajtit, i pandehuri përdor deklaratat e
tyre për t’u vetëmbrojtur për akuzën e vrasjes së katër policëve dhe një
civili.

Dritan Dajti mohoi te jete ai autor i vrasjes se punonjesve te policise Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj, duke ju referuar deshmive te kolegeve te tyre.

“Se pari, – tha Dritan Dajti, – te nente punonjesit e policise qe folen ne gjyqin me dyer te mbyllura thane ketu ne gjykate se nuk kane pare se kush qelloi ndaj shefit dhe kolegeve te tyre”.

“Thene ndryshe- vijoi Dajti, – asnjeri prej tyre nuk e drejtoi gishtin nga une qe te thoshte se kam qelluar une. Oficeri i policise me inicialet P.S tha ketu ne gjykate se Ledion Mara edhe ky civil i vrare gjate ketij aksioni u vra, kur une u rrezova dhe jo sic thuhet qe edhe ate e kam vrare une”.

Mes nderhyrjes se prokuroreve te ceshtjes dhe gjyqtares Nertina Kosova, per t’i nderprere fjalen te pandehurit, Dajti kembenguli se prokuroret kane thene vete ne seancat me dyer te mbyllura se veprimet e policise ne operacionin per kapjen e tij kane qene te paligjshme dhe kjo gje – vijoi Dajti – duhet te behet publike.

Duke iu referuar ish-shefit te Drejtorise kunder Krimit te Organizuar, edhe ky deshmitar ne proces, Dajti i kujtoi gjykates deshmine e zyrtarit te policise, ku ai thoshte ne gjykate se Dritan Dajti ka qene nen pergjim para se te arrestohej, por tabulatet e pergjimit pas ngjarjes se 7 gushtit u zhduken.

Dritan Dajti hodhi akuza per zhvillimin e aksionit per kapjen e tij ne 7 gusht 2009, duke thene se arma nuk eshte sekuestruar dhe kqyrur ne vendngjarje, por neper zyra. I pandehuri akuzoi gjithashtu edhe gjykaten qe sipas tij nuk i pranoi kerkesen per regjistrimin audio te procesit, pavaresisht se ky sistem eshte i instaluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda. I pandehuri nuk u lejua ta lexoje deri ne fund deklaraten e tij me argumentimin se po dilte jashte objektit te gjykimit, nderkohe qe seanca vijoi me marrjen e deshmive te tre personave te kerkuar nga akuza.

Top Channel