Meritoni refuzoi të fliste për të, reagon Ilnisa Agolli: Lidhja ka përfunduar, më vjen mirë që për herë të parë…
Duke bërë një pushim pas filmave me buxhet madhor si ata të sagës
“Transformers”, regjisori Michael Bay planifikon të shpenzojë diku tek
shifra 20 milionë dollarë për filmin e tij të ardhshëm, të titulluar
“Pain and Gain”.
Sipas “Variety”, regjisori ka në plan të angazhojë aktorët Dwayne Johnson dhe Mark Wahlberg për prodhimin e ri dhe duket se këta të dy janë dakord për projektin.
Bëhet fjalë për një projekt të cilin Bay e ka pasur pasion prej kohësh. “Pain and Gain” bazohet në historinë e vërtetë të një grupi atletësh bodybuilding, që përfshihen në një organizatë kriminale në Florida.
Gjithësesi, fjala e fundit nuk është thënë ende, pasi Johnson dhe Wahlberg aktualisht janë të angazhuar me filma të tjerë.
Johnson do të shfaqet së shpejti në “Journey 2: The Mysterious Island” dhe “G.I. Joe: Retaliation”, ndërkohë që aktualisht ndodhet në sheshin e xhirimeve për “Snitch” dhe më vonë do të jetë gati për “Fast Six”.
Ndërsa Wahlberg do të shfaqet në ekranet e kinemasë vitin e ardhshëm me “Contraband”, ndërsa tani po merr pjesë në xhirimet e “Broken City”.
Përvec sagës “Transformers”, regjisori Michael Bay është i njohur për filmat e tij me aksion dhe adrenalinë, që nga “The Rock” dhe “Conair” në vitet 96-97, deri tek “Gone in Sixty Seconds”, “The Island”, “Bad Boys” 1 dhe 2, etj.
Top Channel