Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle përshëndeti mbrëmjen e
së hënës heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.

Deklarata e Fyle erdhi pasi ministrat e vendeve anëtare të BE diskutuan për të ardhmen evropiane të Serbisë.

“Ky zhvillim pozitiv është shqyrtuar nga ministrat e Cështjeve Evropiane, gjatë diskutimit nëse liderëve të BE-së do t’u rekomandohet që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit”, deklaroi Fyle në orët e vona të së hënës.

Ai nuk dha një sinjal të qartë lidhur me konkluzionet e arritura para samitit, por përshëndeti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në raundin e radhës të bisedimeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të premten e kaluar u arrit marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve.

Shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, e sapokthyer nga Brukseli në Prishtinë, bëri të ditur në një konferencë për shtyp detajet e marrëveshjes, duke theksuar se ajo respekton ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Tahiri u shpreh gjithashtu se me nënshkrimin e këtij pakti, Serbia tashmë ka njohur kufirin e shtetit të Kosovës, edhe pse Beogradi nga ana e tij vijon t’i quajë vija administrative.

Largimin e barrikadave nga fshati Jagenicë u konfirmua mbrëmjen e së hënës edhe nga komanda e KFOR-it, që e cilësoi këtë veprim të serbëve të veriut si një hap të madh përpara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA