Të shtunën në mesnatë është gjetur i vdekur në banesën e tij kampioni botëror në Thaibox Besim Kabashi. Në trupin e tij nuk është gjetur as edhe një shenjë gjaku.
Prokurori i krimeve ka urdhëruar bërjen e një autopsie, e cila do nxjerri edhe shkaqet e vdekjes.
Për momentin është e vështirë të flasësh rreth shkakut të vdekjes. “Ishte ajo vrasje, apo ndoshta vetëvrasje?” citon Bild Zeitung.
Miqtë nuk besojnë në vetëvrasje, ai ishte shumë për jetën dhe afirmimin.
Kabashi në fund të nëntorit kishte një proçes gjyqësor për lendime të rënda trupore, për një grindje që e kishte pasur me kamerrierin Sebastian A. në Sh?antlaher Hohe në Mynih.
“Më 9 dhjetor Kabashi kishte seancën gjyqësore e një javë më vonë do ndeshej serish për të mbrojtur titullin e tij, ndeshje e cila do jepej live në Sat1” citon Bild Zeitung.
Besim Kabashi, ishte 35 vjeç dhe mbante titullin kampion bote në Thaibox, ka lindur në Gurrakoc të Istogut e njihej për sukseset e tij në këtë sport luftarak, ku dhe ngriti karrierën e të tij në Gjermani. Ai ka zhvilluar 36 ndeshje dhe se ka fituar 35 prej tyre duke lënë gjurmë të pashlyera në Thaibox.
Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në Thaibox e nisi në moshën 17 vjeçare.
Top Channel