Mund të duket një gjë e cuditshme, por po ndodh!Ashtu sic i kishin vendosur katër muaj më parë, serbët e Zubin Potokut në krye me kryetarin e tyre Slavisha Ristiç filluan ta largojnë barrikadën në Jageenicë, rrugë kjo që të con në pikën kufitare 31 në Bërnjak.

Pamje të siguruara nga agjencitë serbe pasqyrojnë një situatë  tërësisht të kundërt nga ajo që kemi parë për 4 muaj rresht. Një makinë që duket se është e KFOR-it po e heqë zhavorrin nga rruga, ndërsa serbët ndonëse të mbledhur, si më parë dhe me flamuj në dorë nuk po e pengojnë atë. Të pranishëm janë edhe kamionët e serbëve që për gjithë këtë kohë u përdorën për bllokimin e rrugëve. Sot ato shfrytëzohen pikërisht për të kundërtën.

Në pamje shihet edhe kryetari i Zubin Potokut, Slavisha Ristiç i cili dialogon here pas here me përfaqësuesit e KFOR-it, por më shumë me komunitetin e tij.

Vendimi për zhbllokimin e kësaj rruge erdhi pas një takimi që kryetari paralel i komunës pati me përfaqësuesit e KFOR-it me 2 dhjetor, në ditën kur delegacioni kosovar dhe ai serb nënshkruan marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Burimet nga veriu thonë se të hënën serbët kanë  larguar edhe barrikaden  pranë pikës kufitare në Jarinjë. Mbetet ende e bllokuar ura mbi lumin Ibër dhe rruga magjistrale nga Mitrovica në drejtim të Jarinjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA