Kroatët i drejtohen të dielën kutive të votimit në një kohë skandalesh korrupsioni dhe problemeve të rënies ekonomike, për të zgjedhur koalicionin që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme.

Sipas sondazheve, koalicioni i qendrës së majtë, “Kukuriku”, pritet të fitojë vota të mjaftueshme për të formuar një shumicë në parlamentin prej 151 vendësh. Midis konkurrentëve, gjithashtu është prezente një kandidate shqiptare, në garë për vendin e minoriteteve.

Lideri kryesor i opozitës, Zotan Milanovic, ka lajmëruar planin e tij e një “diete buxhetore”, për të shmangur zhvlerësimin e normës së kreditimit. Qeveria e ardhshme kroate ka një rëndësi të dyfishtë, pasi ajo do të jetë e para në antarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian në vitin 2013.

Me ish-Kryeministrin Sanader në proces për korrupsionin dhe disa skandale të tjera të rretheve të larta, qeveria e re kroate duhet të rifitojë fillimisht besimin e popullsisë dhe të ndërmarrë reforma të forta kursimi, për të shmangur zhvlerësimin.

Kryeministrja aktuale, Jadranka Kosor, ka refuzuar që të kërkojë një hua tek Fondi Ndërkombëtar Monetar, por lideri i të majtëve të favorizuar në sondazhe, ka thënë se diçka e tillë nuk mund të përjashtohet, edhe pse do të jetë “mjeti i fundit”.

Rënia e rritjes ekonomike në vetëm 0,5% gjatë 2011-s është një tjetër problem i madh për Kroacinë, e cila duhet të gjejë mënyra për të nxitur një rritje të re, pas disa vitesh të frytshme radhazi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA