Treg i përbashkët shqiptar

03/12/2011 20:30

Ideja e një tregu të përbashkët mbarë shqiptarë është artikuluar edhe  në Tiranë  nga përfaqesues të politkanëve të rinj nga të gjitha partitë politike shqiptare në rajon.

Ervin Mete, kryetari i G99, e cila është nismëtare e forumit Albanosfera shpegon edhe arsyet.

“Sot ka një krizë ekonomike në Bashkimin Europian që ka zhvendosur vëmendjen nga integrimi i Ballkanit. Ne nuk jemi më prioritet kryesor në axhendën europiane cka do të thotë që ka nevojë për një moment të shtuar bashkëpunimi, për sinjale pozitive nga vendet e rajonit. Ne duhet të të bëhemi faktor që të përballemi sa më mirë me krizën”, thotë kryetari i G99-s, Ervin Mete.

Në  takimin e parë të forumit të Albanosferës morën pjesë edhe ekspertë të ekonomisë nga të gjitha trevat shqiptare. Në fund të takimit pritet që të dilet edhe me një rezolutë të përbashkët .

“Të hartojmë politika të përbashkëta dhe të artikulohen qartë edhe qeveritë”, thotë kreu i G99, Ervin Mete.

Top Channel