Athina është stacioni i ardhshëm i turneut që po zhvillon në rajon, numri dy i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.
Zëvëndespresidenti amerikan që ndodhet në Turqi do të takohet në
mëngjesin e se hënës, me presidentin grek Karolos Papulias,
kryeministrin e ri Lukas Papadhimos, si dhe dy udheheqesit e partive me
te medha Jorgos Papandreu dhe Antonis Samaras.

Athina zyrtare pret me padurim viziten e udheheqesit amerikan ne nje momente teper te veshtire per te, duke e konsideruar si nje mbeshtetje ne perpjekjen e saj, per zbatimin e reformave dhe nje programi te ashper financiar, qe do ta mbajne ate brenda eurozones dhe do te shmange falimentimin.

Nga ana tjeter, diten e hene pritet edhe vendimi i Gjykates se Hages per shkeljen e marreveshjes se ndermjetme nga ana e Athines, qe kerkonte te vendoste veto ne samitin e NATO-s para dy vitesh, ne lidhje me emrin e Maqedonise.

Biden vjen ne Athine vetem disa muaj pas vizites se numrit nje te diplomacise amerikane Hillari Klinton,ne korrikun e kaluar. Ai njihet si nje politikan qe mban lidhje te ngushta me homogjenet greke te Amerikes te cilet dhe e kane votuar ne zgjedhjet presidenciale.

Zëvendëspresdienti amerikan eshte pozicionuar shpeshere ndaj dhenies fund te pushtimit te Qipros Veriore nga forcat turke dhe nje prej temave kryesore te axhendes se bisedimeve te tij do ta jete pa dyshim bashkepunimi Greqi-Qipro-Israel si dhe kerkimet e tyre te naftes dhe gazit natyror ne rajon.

Por mediat greke permendin jo pa qellim edhe nje plan te perpiluar nga Banka Federale e Amerikes, sipas te cilit eshte bere cdo parashikim per nje zevendesim te mundeshem te monedhes se euros me ate te dollarit amerikan, ne rast se Greqia apo ndonje vend tjeter perjashtohet nga eurozona. Sipas analisteve vendas ky zevendesim monedhe do te reduktonte ne maksimum borxhin grek, pa u konsideruar si falimentim, por nga ana tjeter do sillte nje varesi te plote ekonomike nga Uashingtoni dhe do t’u jepte te drejta te pakufishme kompanive amerikane te naftes per kerkimet ne detin Egje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA