Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 32.58% e votave, ja cilët janë kandidatët më të votuar deri më tani Me 564 vota pro, 38 kundër dhe 32 abstenime, Parlamenti Europian votoi me shumicë dërmuese, në seancë plenare në Bruksel, për anëtarsimin e Kroacisë në Bashkimin Europian.
Me duartrokitje dhe emocione, europarlamentarët përshëndetën politikanët kroatë të pranishëm në tribunë.
“Sot është një ditë e mirë për Kroacinë dhe për Bashkimin Europian. Parlamenti Europian vendosi të gjithë peshën e tij mbi anëtarësimin e Kroacisë duke dhënë një sinjal të qartë se në cfarë mase BE e do Kroacinë”, deklaroi Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.
Hapat e mëtejshëm për vendin do të jenë firmosja e traktatit të anëtarësimit në samitin e 8-9 dhjetorit, e më pas do te vijojë ratifikimi nga 27 vendet anëtare, ndërsa hyrja e Kroacisë në BE parashikohet të ndodhë më 1 Korrik të vitit 2013.
Top Channel