Klinika Infektive në Prishtinë është vendi i vetëm për trajtimin e pacientëve me virusin e HIV-AIDS.

Në këtë qendër spitalore pacientët mund të bëjnë testin dhe në rast nevoje të marrin trajtimin mjekësor, ndërkohë që disa nga ilaçet bazë huazohen pa para nga ministria e shëndetësisë. Ndërkohë, tani për tani gjenden 14 persona të cilët po trajtohen nga virusi HIV.

“Pas testimit edhe terapia ëshë gratis dhe këto i siguron Minsitria e Shëndetësië”, tha Izet Sadiku, Infektolog dhe koordinator i Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS në QKUK.  
 
Krahasuar me vendet e rajonit Kosova ka numrin më të ulët të të prekurve. Nga regjistrimi i rastit të parë në vitin 1986, 35 persona kanë vdekur, ndërkohë këtë vit numërohen gjithsej 84 persona të cilët janëdiagnostifikuar me HIV. Mosha më re e shënuar është 2 vjeç ndërkohë me e vjetra mbi 60.  

Me moton “Zero raste të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje ngaAIDS-i”, Ministria e Shëndetësisë ka shënuar Ditën ndërkombëtare të HIV/AIDS.

MSH-ja ka themeluar Komitetin kosovar për AIDS, i cili ka për synim zbatimin e strategjisë për parandalimin dhe luftimin sëmundjes së shekullit.

“Deri më tani ne në Kosovë kemi registruar 84 raste të infektuara me virusin e HIV-it, prej tyre 35 me pasojë vdekjen. Që krahasuar me numrat e shteteve të tjera janë më të vegjël, por rreziku gjithmonë ekziston dhe asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar”, tha Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Në kuadër të vetëdijesimit për këtë sëmundje në kinemanë e kryeqytetit janë prezantuar disa filma të metrazhit të shkurtër të cilët kanë për qëllim edukimin e gjeneratës së re lidhur me virusin HIV.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA