Hapet autostrada Levan-Vlorë

02/12/2011 15:40

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet e rrugës që lidh Levanin me Vlorën, rrugë e cila tashmë është bërë e kalueshme vetëm në një korsi.

Ndërkohë kompanitë ndërtuese vijojnë punën për korsinë e dytë të kësaj rruge që shkurton në distancë dhe kohë rrugën nga Fieri drejt Vlorës dhe gjithë bregdetit të jugut.

“Katër muaj më parë hapën pjesën nga Novosela drejt Vlorës, sot është një ditë shumë e rëndësishme për rrjetin rrugor në Shqipëri sepse hapim në të gjithë trajektoren dy korsitë e parë. Nga ky moment e tutje tranziti nga Fieri drejt Vlorës dhe anasjelltas do të udhëtojnë nëpërmjet autostradës së re, sigurisht e hapur përgjysmë, vetëm në dy korsi”, deklaroi Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Top Channel