Policia greke ne bashkepunim me DEA-n amerikane kane shkaterruar nje organizate nderkombetare te trafikut te droges.

Kater pjesetare te saj kane perfunduar ne pranga, ndersa tre te tjere jane shpallur ne kerkim. Te ndaluarit, te cilet hiqeshin si studente ne nje universitet privat te Athines, akuzohen per trafikimin e sasive te medha te lendeve narkotike, si dhe per pastrimin e parave te perfituara nga keto trafiqe.

Dy prej tyre, Sasha Samardic dhe Zdrana Dudic kane trafikuar gati gjysmë toni droge. Sasite te droges jane sekuestruar ne periudhen 2009-2011 ne vende te ndryshme, prej nga ku dergohej nepermjet anijeve qe anetaret e organizate merrnin me qera nepermjet nje kompani ‘off shore’.

Nderkohe, dy shtetas shqiptare jane arrestuar mbasditen e se enjtes ne Agrinjo ne Greqine Qendrore pasi gjate nje kontrolli rutine, iu gjeten dy automatike Kallashnikove,nje pistolete dhe 84 fisheke.Te rinjte 23 dhe 25 vjec nuk kane bere rezistence gjate arrestimit. Pas hetimeve te kryera rezultoi se ata kane kryer te pakten tre grabitje me arme ne zonen e Artes, Prevezes dhe Agrinjos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA