Zeqo: Garantojmë energji

01/12/2011 08:15

KESH ka siguruar energji elektrike për muajin dhjetor, përmes tenderit të zhvilluar pak ditë më parë dhe po përgatitet për nënshkrimin e të tjera kontratave për muajt në vijim.

“Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import së bashku me CEZ në këtë shkallë rreth 17, 17.5 milionë kw/orë, ku pjesa më e madhe të sigurisë, rreth 13.5 milionë sigurohet nga KESH-i”, thotë Ëngjëll Zeqo, duke shtuar se, sigurimi i importit ka vështirësi pasi të gjitha vendet e rajonit ndodhen në një gjendje të pazakontë prodhimi.

Për TEC-in e Vlorës, kreu i KESH thotë se, tarifat e importit janë pothuajse baras me koston e prodhimit të energjisë nga TEC-i.

“Duke qenë se ky është një prodhim i brendshëm, do të na ndihmojë shumë si nga ana teknike për të rritur elementët e sigurisë në sistemin tonë elektro-energjetik, por gjithashtu na ndihmon edhe për të ruajtur sa më gjatë atë rezervë që ne kemi sot në hidrocentralin e Fierzës”, tha Zeqo. Aktualisht konsumi është 25 milionë/kilovat, ku 17.5 milionë sigurohet nga importi.

Një javë më parë, ministri i Financave Ridvan Bode në emisionin “Top Story” tha, se qeveria do i kërkojë autorizimin kuvendit për të rritur borxhin publik përtej kufirit 60 përqind, për shkak të krizës energjetike. 

Top Channel